Shitje Bonucci-t, për ‘shpëtimin’ e Milanit? Kaka’: Ja receta!

Sport

bonucci
Tepër konfuzë është situata përreth Milanit, pas kalimit të pronësisë nga kinezët tek fondi Elliot. Duket se mbi të gjitha, gjendja financiare e klubit kuqezi është ajo që ka më shumë nevojë për “frymëmarrje”. Prandaj mediat italiane raportojnë se ai që mund të sakrifikohet gjatë kësaj merkatoje të verës është pikërisht Leonardo Bonucci. Mbrojtësi përflitet se kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, si Paris SG, apo edhe Manchester United. Kështu që lojtari i ardhur vetëm vitin e kaluar për 40 milionë euro, nuk përjashtohet që të shitet këtë vit, për të ndrequr telashet financiare të klubit nga Milano.

bonuci
Ndërkaq, ish-lojtari i Milanit dhe Realit, Ricardo Kaka është rikthyer të flasë për kampionatin italian, ndërsa është ndalur veçanërisht te ai që u konsiderua si transferimi i shekullit, Cristiano Ronaldo te Juventusi. “Për kampionatin italian ardhja e Cristiano Ronaldos është e shkëlqyeshme. Është një emër i madh i futbollit që me siguri do të tërheqë vëmendjen drejt Serie A. Shpresoj që kjo që ka bërë Juventus do të inkurajojë ekipet e tjera, në veçanti Milanin që më intereson që të bëjë një ristrukturim jo vetëm në fushë, por në të gjithë strukturën e klubit”, ka përfunduar ish-numri 22 i kuqezinjve.