Skandal me drogë, femra dhe alkool tek Arsenali!

Sport

arsenal fc
Një skandal ‘i nxehtë’ është zbuluar në lidhje me skuadrën e Arsenalit nga gazeta prestigjoze “The Sun”. Lojtarët e “Topcinjve” janë kapur duke bërë një “party”, ku është përdorur drogë dhe alkool. Sipas prestigjozes britanike, gjithçka ka ndodhur në muajin gusht. Sipas burimeve, në ‘party’ kanë marrë pjesë disa nga yjet e Arsenalit Ozil, Pierre-Emerick Aubameyang, Mustafi, Kolasinaç, Lacazzet dhe Mkhitaryan. Gjithashtu në parti morën pjesë dhe 7 vajza duke thelluar dhe më shumë skandalin.

Mesut Ozil 746187

“Ozil dukej tapë, nuk qëndronte dot në këmbë dhe një moment u duk sikur humbi ndjenjat dhe iu desh të ulej. Një lojtar i ri u nxit nga të tjerët të provonte drogën dhe ai u bë edhe më keq”. Pa harruar faktin që Arsenali i humbi dy ndeshjet e para në kampionatin anglez ndaj Manchester City dhe Chelsea, ky skandal me sa duket ka ndikuar tek lojtarët duke shfaqur rendimetin e dobët në skuadër në fillim të sezonit. Ndërkaq, sipas asaj që ka raportuar “The Sun”, drejtuesit e klubit londinez pritet të marrin masa kundrejt lojtarve, teksa nuk përjashtohet as pezullimi.