Spanjë, Simeone i kërkon klubit largimin e Carrascos nga Atletico

Sport

cagffdg

Yannick Carrasco është në largim nga Atletico Madrid, vetë trajneri Diego Simeone ka dhënë dakordësinë pasi belgu është kthyer në problem për skuadrën dhe në fushë prej kohësh s’është pare në atë formë që kishte vitin e kaluar. Te Los Rojiblancos kështu pritet të largohen 3 lojtarë gjatë janarit. Carrasco i bashkohet emrave si Luciano Vietto dhe Nicolas Gaitan, të cilët nuk bëjnë më pjesë në planet e Simeones. Sipas raportimeve në Spanjë, argjentinasi u ka komunikuar drejtuesve të klubit planet e tij. El Cholo parashikon të mbajë në grup kroatin Sime Vrsaljko, mjaft të kërkuar në Itali, nga Napoli, ndërsa nuk është menduar dy herë për rastin e Carrascos. AS shkruan se 24-vjecari ka qenë tejmase problematik me grupin, pasi është zënë me Koken, Gabin dhe trajnerin atletik Oscar Ortegan. Për ish-sulmuesin e Monacos ka pasur interesime nga Bayerni i Munich-ut, por nuk përjashtohen oferta edhe nga klubet angleze. Shërbimet e Carrascos vlerësohen më tepër se 45 milionë euro. Simeone e ka shkarkuar nga formacioni i parë, kjo pasi në janar ai do të ketë mundësi të zyrtarizojë afrimin e Vitolos. Gjithashtu një tjetër emër të cilin ai do ta ketë në dispozicion është Diego Costa. Por ndërkohë AS shkruan se në komunikimet që El Cholo ka pasur me drejtuesit, ai ka qenë kategorik se edhe në rast se Carrasco nuk largohet që në janar, ai te Atletico, do të jetë vetëm një zëvendësues.