Starton Premier League

Sport

 

Epl2013Logo
Premier League ndez motorrët. Nis këtë fundjavë kampionati anglez i futbollit, teksa sipari ngrihet të shtunën me supersfidën, Manchester United- Tottenhem.
Kjo e këtij sezoni do të jetë një garë tepër i luftuar, teksa të gjithë “big”-ët kanë realizuar blerje të rëndësishme gjatë merkatos verore. Natyrisht, detyrën për t’u konfirmuar menjëherë përballë Suonsit e ka Chelsea i Murinjos, që është përforcuar vetëm në sulm me blerjen e Radamel Falcaos, lojtar që duhet të gjejë vetë, pasi sezonet e fundit duket se e ka humbur rrugën e golit. Por Mourinho ka besim se do të mund të rilindë, nën urdhërat e tij.
Ringjallje pritet edhe nga Manchester United i Van Gaal, që pas merkatos faraonike me Depay, Shvajnshtajger, Darmian, Shneiderlin e Romero, kërkon të rikthehet të fitojë një titull në Premier League që mungon prej dy sezonesh. Te blerjet e reja do të mbëshetet edhe Liverpuli, pas kampionatit zhgënjyes të vitit të kaluar. Benteke dhe Firmino janë marrë për t’i dhënë potencë sulmit të skuadrës së Roxhers. Të vetmet që kanë dashur të mos ndryshojnë shumë nga sezoni i kaluar janë Manchester City dhe Arsenal. Deri tani janë mjaftuar me afrimet respektivisht të Sterling dhe Çeh.
Ndërkohë surpriza të mëdha priten nga të ardhurat prej Championship. Burnemuth vjen si hirushja e kësaj Premier League, ku shfaqet për herë të parë. Pastaj është edhe Watfordi, që ka bërë shumë investime në merkato. Kështu ekzistojnë të gjithë përbërësit për një tjetër edicion të madh. Si çdo vit, Premier League është e gjitha për t’u shijuar, natyrisht me kuriozitetin se kush do të triumfojë në fund.