Skënderbeu, ja faktorët që sollën “Play-off”-in

Sport

2248677 w2
Arritja e Skënderbeut në play-off është nga ato rezultate që do të mbahen mend gjatë në futbollin shqiptar. Kur vjen deri në këtë pikë, sigurisht që disa faktorë janë ato që ndikojnë. Ne po numërojmë të paktën 5 kryesoret:
1.Në radhë të parë është mentaliteti fitues që ka krijuar një skuadër, me lojtarë që praktikisht prej 5 vitesh luajnë me njëri-tjetrin. Mentalitet që kanë ditur ta përçojnë edhe përtej kufinjve. Bërthama e grupit është po ai, me ndryshime jo fort të mëdha që kanë ardhur natyrisht me synimin për ta përforcuar më shumë. Truri i këtij ekipi mbetet i paperëndueshmi Bledi Shkëmbi, i cili është fari i lojës së korçarve, gjë që e ka konfirmuar edhe me paraqitjet e bëra në Champions.
2.Nuk mund të nënvleësohet impenjimi i drejtuesve, me në krye presidentin Takaj, i cili ka bërë ç’mos që këtij Skëndebeu të mos i mungojë asgjë. E natyrisht zgjedhja e tij për të besuar te vazhdimësia me Josën në stol. Puna e trajnerit tiranas i ka dhënë frutet, tashmë edhe në rang europian, pasi futbollin shqiptar e kanë bërë monopol.
3.Pastaj nuk duhet harruar as Hamdi Salihi, golat e të cilit e kanë sjellë praktikisht Skënderbeun deri në këtë pikë. I vetmi shqiptar i aftë të shënojë 5 herë në Champions, në 8 raste në portë që ka pasur gjatë 4 ndeshjeve. Pakkush e kishte menduar se shkodrani do të arrinte të përshtatej kaq shpejt me kampionët. Por ja që faktet flasin vetë, përderisa është shënuesi më i mirë i këtyre eliminatoreve të kompeticionit më të lartë të futbollit europian.
4.Pa i hequr asnjë meritë skuadrës dhe klubit, kalendari i butë ka luajtur një rol të rëndësishëm në avancimin deri në këtë nivel. Krusejdrs e Milsami ishin dy skuadra që treguan inferioritet të ndjeshëm. Fati u tregua bujar me korçarëve, duke mënjanuar ekipe ndoshta pak më të fortë si estonezët e Levadia, apo edhe bullgarët e Ludogorets.
5.Tifozeria e flaktë korçare mund të konsiderohet arma plus që kanë kampionët. E kanë treguar, edhe në këtë rrugëtim të paprecedent europian. Por në këtë arritje historike, tani janë bërë njëhsyar të gjithë sportdashësisht shqiptarë, pasi bëhet fjalë për një sukses të të tërë sportit më të dashur.