Superkupa e Evropës në Shqipëri? “Arena Kombëtare” në garë me stadiumet e tjera

Sport

stadiumi3 535x350

Arena Kombëtare është edhe zyrtarisht kandidate për të organizuar finalen e Superkupës së Europës. Impianti modern që po ndërtohet në Tiranë është mes 10 stadiumeve në garë për zhvillimin e ndeshjes së vitit 2019.

Ashtu siç u konfirmua prej prezantimit të projektit nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, synimi është që përveç ndeshjeve të Kombëtares në “Arenën Kombëtare” të zhvillohet edhe një prej finaleve më të rëndësishme të kontinentit.

Kërkesa për të luajtur finalen e Superkupës është depozituar nga Federata Shqiptare e Futbollit në selinë e UEFA-s. Në garën ku marrin pjesë dhjetë impiante nga 9 shtete të ndryshme europiane, Shqipëria ka si rivalë stadiumin e Tuluzës në Francë, impiantin “Florian Albert” në Budapest të Hungarisë, stadiumin e Haifas në Izrael, “Astana Arena” në Kazakistan, impiantin “Winsdor Park” në Irlandën e Veriut.
Të tjerë stadiume në garë janë “Hampden Park” në Skoci, “Besiktas Arena” në Turqi, ndërsa Polonia ka hedhur kandidaturat për “Gdansk Arena” dhe “Stadiumin Kombëtar” të Varshavës.

Sipas procedurave, më datë 1 Mars të këtij viti do të zhvillohet seminari për prezantimin e kandidaturave, ndërsa më 6 Qershor UEFA do të vlerësojë dokumentacionin e paraqitur nga federatat që kanë shfaqur interes. Më pas, do të jetë Ekerkutivi i UEFA-s, që në Shtator do të japë vendimin përfundimtar rreth stadiumit që do të presë finalen e Superkupës së Europës në vitin 2019. /SS

Kandidatët që duan finalen e Superkupës

Albania Tirana National Arena

France Toulouse Stadium de Toulouse

Hungary Budapest Florian Albert Stadion

Israel Haifa Sammy Ofer Stadium

Kazakhstan Astana Astana Arena

Northern Ireland Belfast Windsor Park

Poland Gdansk Arena Gdansk

Poland Warsaw Stadion Narodowy