Ten Hag nuk frikësohet nga “Mestalla”!

Sport

Erik Ten Hag (trajner i Ajaksit):
“Më të rëndësishme në këtë ndeshje them se do të jenë cilësitë që do të shfaqim në fushë. Synojmë të vijojmë të luajmë një futboll me nivel. Megjithatë, kjo nuk do të vlejë nëse nuk shoqërohet me rezultatin. Valencian e respektoj shumë si kundërshtar. Duhet të bëjmë kujdes, sepse është një skuadër me lojtarë të fortë. Mbi të gjitha më pëlqen fakti që do të luajmë në Mestalla, një stadium special dhe ku është gjithmonë bukur të luash. Por nuk kam frikë nga publiku i zjarrtë, që do të jetë në mbështetje të Valencias, sepse janë lojtarët ata që do të zbresin në fushë”.