Tenis, ATP, Nadal kalon pa probleme edhe raundin e dytë të ‘Roland Garros’

Sport

nadal pink
“Mbreti” i “French Open”, Rafael Nadal ka arritur të kalojë pa shumë probleme kundërshtarin argjentinas Guido Pella. Nadal fitoi 3-0 me sete teksa i lejoi Pellas të fitonte vetëm 4 ´game´ në të gjithë takimin, duke shfaqur qartë dominimin e tij. Në konferencën për shtyp, tenisti spanjoll vlerësoi kundërshtarin e tij dhe theksoi se pavarësisht rezultatin, asgjë nuk është e lehtë në këtë kompeticion.

nadal blue
Më pas ai u ndal edhe në lidhje me çmimet në para që fitojnë tensitët në këtë turne, ku theksoi se ulja e taksave për tenistët që arrijnë në fazën finale të “Roland Garros” është diçka e mirë dhe që i shtyn pjesëmarrësit të luftojnë më fort, duke qenë se fitimet e tyre mund të rriten ndjeshëm. Në raundin e tretë, gjërat për Nadal do të fillojnë të komplikohen, pasi do të përballet më një kundërshtar të fortë, të cilin ai e njeh mjaft mirë, francezit Richard Gasquet.