Tenis, eliminohet Djokovic, Federer bën përpara, po kështu Halep dhe Kerber

Sport

Novak Djokovic

Novak Djokovic ishte i eliminuari i radhës nga turneu i Australian Open. 30-vjecari ish-numri 1 i botës së tenisit vuajti jashtë mase përballë koreanit Hyeon Chung duke u doërzuar përfundimisht pas 3 setesh me një total 3 orë e 24 minutash lojë. Tenisti aziatik, i renditur i 58-ti në ranglistën e ATP-ës, u shfaq tejet në formë që në setin e parë. Ai fitoi 7-6 me “tie-breake” dhe po të njëjtin rendiment mbajti edhe setin tjetër. Dueli ishte i fortë, në fakt në një game Djokovic dhe Chung kaluan 33 herë topin nga njëra fushë në tjetrën, shifër jashtëzakonisht e lartë që tregon për rivalitetin që kishin dy tenistët. Serbi, i cili tashmë renditet i 14-ti, u dorëzua duke humbur 7-5; 7-6 setet e tjera e duke e mbyllur kështu Grand-Slam-in e parë sezonal. Chung në cerek-finale luan kundër Sandgren. Ndërkohë gjithashtu në cerek-finale arriti edhe Roger Federer. Zvicerani, kampion në fuqi, fitoi pastër 3-0 me sete kundër hungarezit Marton Fucsovics. Federer, i 2-ti në ranglistën e ATP-ës, kreu punë për 2 orë e 4 minuta me shifrat 6-4; 7-6; 6-2. Entuziazmi është i madh në Melburn, kjo pasi shtohen më tej shanset që të rishihet një përballje në finale Nadal-Federer, njëjtë sikurse vitin e kaluar, çka do të ishte tejet interesante. Ndërkohë në tenisin për femra, Kerber dhe Halep bënë përpara duke mundur tajvanezen Su-Wei Hsieh dhe japonezen Naomi Osaka. Në këtë pikë spikati rumunja Halep që kreu punë për 1 orë e 20 minuta.