Tjetër lëvizje në merkato, Milani i merr Genoas Diego Laxaltin

Sport

lax
Tjetër lëvizje e beftë e Milanit në merkato. Pas zyrtarizimit të Bakayokos, dhe Castillejos, kuqezinjtë arrinjë t’i marrin Genoas edhe uruguaianin Laxalt. Dyshja Leonardo-Maldini i ka dhënë një bum skuadrës duke i dhuruar Gattusos edhe lojtarë me vlerë. Kështu 25-vjecari Laxalt, mjaft i spikatur për golat dhe lojën e tij në Serie-A pritet të kalojë në Milano për 18 milionë euro. Ky operacion përshkruhet me tejet leverdi për klubin nga San Siro, kjo pasi Genoa nga ana e saj ka vendosur të finalizojë kalimin përfundimtar të Lapadulas te kuq-e-blutë. Ky finalizim do t’i kushtoi xhenovezëve 11 milionë euro dhe si përfundim plus-valenca do të jetë vetëm me 7 milionë.

laxaltin

Me një të kaluar te Interi, uruguaiani Laxalt, zhvilloi një botëror të kënaqshëm teksa që prej vitit 2016 aktivizohej regullisht me Genoan. Ndërkohë në kampin e kuqezinjve ka nisur një analizë e thellë. Bilancet nuk janë dhe aq pozitive dhe për këtë priten të tjera lëvizje. Ardhja e Laxalt, mund të lirojë zviceranin Rodriguez, mjaft i kërkuar në Francë nga PSG. Në krahun e majtë Milani do të ketë edhe Strinicin, por një lëvizje në këtë pikë do të vijë vetëm nëse Gattuso do të vendosë qartë se në cilat role do t’i aktivizojë lojtarët, pasi Laxalt dhe Rodriguez mund të luajnë edhe më përpara, pra jo vetëm si mbrojtës krahu.