Roma prezanton N’Zonzin, shtatlarti firmos për 4 vite me verdhekuqtë

Sport

steven
Tashmë është gjithçka zyrtare. Steven N’Zonzi është lojtar i Romës dhe ky është transferimi i 13-të i kësaj merkatoje goxha të ngarkuar për verdhekuqtë. 29-vjecari, i cili është një njohje e vjetër e Drejtorit Sportiv Monchi, konkretizoi një marrëveshje e cila do t’i kushtojë romës rreth 30 milionë euro të ndara në 26,5 milionë kesh dhe të tjerat bonuse. Mesfushori shtatlart, i spikatur për cilësitë në zotërimin e topit dhe vizionin e lojës, i bashkohet emrave të tjerë në mesfushë si Cristante, Coric apo Javier Pastore, të cilët u afruan gjatë kësaj vere për projektin e Eusebio Di Francescos.

nzonzi

Tashmë grupi duket i kompletuar. N’Zonzi i cili u shpall kampion bote me Francën një muaj më parë, u prit mjaft mirë nga tifozët verdhekuqë. Me Romën ai nënshkroi një kontratë katër vjecare në bazën e 3 milionë eurove në sezon. “Steven është një lojtar që përbashkon forcën fizike dhe teknikën, karakteristika këto që na përshtaten më së miri në skuadrën tonë. Tashmë kemi një mesfushë tejet konkurruese” – u shpreh Monchi, ndërsa nga ana e Di Francescos përgjithësisht të gjitha synimet e kërkuara në merkato u arritën. Mungon edhe një lojtar krahu, teksa sipas trajnerit verdhekuq, edhe pse Juventusi ka Ronaldon, kampionati i këtij viti do jetë goxha i luftuar.