Trajneri dhe portieri i Barcelonës flasin për sfidën e sotme

Sport

barxeonatrajn.jpg

Përballen sot në orën 21:00 për ndeshjen e kthimit Barcelona dhe Manchester United. Ju sjellim më poshtë deklaratat e trajnerit dhe portierit të Barcelonës. Ndiqni duelin live sonte në Tring Sport 1 HD.
“Nuk e kam idenë se çfarë planesh mund të kenë për këtë ndeshje tek kampio kundërshtar, por ne e kemi të qartë objektivin tonë që nga momenti kur të zbresim në fushë. Gjithësesi, mund të marrim si referenca ato çfarë skuadra e tyre ka arritur deri më tani në Champions League dhe të jemi të përgatitur për çdo situatë, sado e papritur të jetë. Ata kanë fituar 3 nga 4 sfidat që kanë luajtur jashtë fushe. Kanë mundur skuadra si Juventus e PSG në minutat e fundit, prandaj duhet të ruajmë përqëndrimin tonë gjatë gjithë takimit. Prioriteti ynë mbetet shënimi i golit. Nuk duam të mendojmë për golin që shënuam në ndeshjen e parë, por të fokusohemi për të bërë një lojë të madhe përpara tifozëve tanë. United është një skuadër me shumë kualitet dhe me një karakter prej fituesi. Përballë tyre, kurrë nuk duhet të mendosh se loja ka mbaruar. Nuk mund të them nëse do të hidhen menjëherë në sulm, por besoj se do përqëndrohen tek pikat më të forta që kishin në ndeshjen e parë. Nuk mund t’u lëmë hapësira. Nëse e bëjmë, atëherë mund të na godasin më shpejt se ç’e mendojmë. “ – Ernesto Valverde

“Luajmë kundër një skuadre që është e uritur për të marrë rezultat. Janë po aq të motivuar sa edhe ne. Ata kanë fituar edhe më parë jashtë fushe dhe prandaj them se avantazhi ynë është vërtet shumë i vogël. Ne nuk do të zbresim në fushë për t’u mbrojtur, por do përpiqemi t’i çojmë gjërat deri në fund. Në Champions League mund të ndodhë çdo gjë. Këtë e kanë provuar edhe sezonet e fundit. Ne duam të fitojmë dhe të meritojmë kualifikimin për më tej. Por më parë na duhet t’u provojmë të gjithëve nëse jemi një skuadër më e mirë se Manchester United apo jo. Duam të fitojmë në stilin tonë.” – Marc-Andre ter Stegen