U përfol për një transferim tek Interi, reagon Leo Messi

Sport

Së fundmi, në media ka qarkulluar lajmi se Leo Messi mund ta ketë të ardhmen në Serie A, aty ku do të bashkohet me Interin. Benzinë zjarrit, i ka hedhur edhe ish-presidenti i zikaltërve, Massimo Mortti i cili nuk e përjashtuar diçka të tillë. Mirëpo, për t’u dhënë fund të gjitha këtyre aludimeve, është pikërisht Leo Messi, ai që me në të një postimi në rrjetet sociale, e ka shpërndarë këtë lajm si një përgënjeshtrim, pasi asgjë nga ato që shkruhet nuk është e vërtetë. Në këto kushte, argjentinasi, edhe një herë tjetër ka bëë të qartë se e ardhmja e tij do të jetë vetëm Barcelona, ndërsa herë pas herë ka shprehur dëshirën edhe për ta mbyllur karrierën në Camp Nou. Ndër vite, rreth Messit nuk kanë munuguar aludimet mbi merkaton, ndërsa interes për të ka pasur edhe nga Anglia, aty ku Mancheester City ka ëndërruar të firmoste me të. Në fakt, ky sezon, nuk ka qenë mjaft i qetë për 32 vjeçarin, pasi pak kohë më parë pati një përplasje publike me Drejtorin Sportiv të Barcelonës, Eric Abidal, me këtë të fundit, që u shpreh se disa prej futbollistëve të klubit nuk japin atë që duhet në fushë. Kjo ishte një deklaratë që e bëri Messin të hidhej në sulm. Po ashtu, tension ka pasur mes tij dhe presidentit Bartomeu, për çështjen e përgjimeve që klubi kishte bërë prej kohësh ndaj lojtarëve. Megjithatë, pavarësisht të gjithave, duket se këto nuk e bëjnë Messin të marrë vendimin që të largohet nga Barcelona, aty ku prej vitesh ka bërë që tifozët, jo vetëm nga shkallët e stadiumit, por edhe përmes ekranit, të shijojnë artin e tij me topin, që ndoshta e bën më mirë se kushdo tjetër.