UCL, kontestime të shumta, por Allegri thekson se ishte eliminim me kokën lart

Sport

allllllllll
“I ndodhi edhe Bayernit, ne s’jemi as tëparët dhe as të fundit, ndodh gjithmonë kështu” – me këto fjalë e ka komentuar gjestin e tij Giorgio Chiellini, i cili gjatë ndeshjes kundër Realit, fituar 1-3 në Bernabeu, iu hakërrye lojtarëve madrilen me gjestin e parave. Në fakt pasi fituan penalltinë, italiani u pa teksa bërtiste “Ju paguani, ju paguani, ja pse fitoni”. Komentet e tij pas ndeshjes në fakt nuk ishin aspak në kundërshtim me këtë qëndrim. Sipas mbrojtësit të Juventusit 12 herë kampionët e Evropës nuk fitojnë shpesh me meritë por prej vendimeve arbitrale. Këtu Chiellini ka kujtuar episodet e të dyja ndeshjeve dhe po kështu atë çka sipas tij vuajti Bayerni vitin e kaluar.

allegriiiii

Përsa i përket penalltisë, Chiellini vazhdoi të këmbëngulë se ajo nuk ishte “neto”. Ndërkohë ai që e shkaktoi njëmbëdhjetëmetërshin, Medhi Benatia u shpreh se “penalltia e dhënë ishte absurde”. Sipas marokenit Juventusi ishte të mërkurën viktima e radhës. Në anën tjetër Massimiliano Allegri, ka dashur t’i inkurajojë të tijët për atë çka vjen më pas për bardhezinjtë. “Tanimë askush s’mund ta thotë më se Reali është superior kundrejt Juventusit. Vetëm kjo skuadër mund të vinte në Bernabeu për të përmbysur shifrat 3-0, por në fund ndodhi ajo që ndodhi” – ishin fjalët trajnerit tëJuventusit, i cili duhet thënë se pati dhe një zënkë verbale me Ramos, i pranishëm me grupin pranë fushës edhe pse i pezulluar me karton.