UEFA publikon ekipin e vitit 2016, nga Buffon tek Messi e Ronaldo

Sport

Champions League 933x445 1 550x262

UEFA ka publikuar para pak minutash lojtarët që përbëjnë ekipin më të mirë të vitit 2016 në kompeticionin Europian të Champions League.

Video e publikuar në rrjete sociale është ideuar në formën e një aksioni që përfundon në gol. Gjithçka nis nga këmbët e portierit legjendar të Juventus, Gianluigi Buffon më pas tek Ramos i Real Madrid e nga ai tek Bonucci, po ashtu mbrojtësi Juventus. Vija e parë e mbrojtjes mbyllet me spanjollin Pique e Boateng të Bayernit.

Super ylli i Barcelonës, Iniesta, kroati Modric dhe gjermani Kros të dy këta të fundit lojtarë të Real Madrid përbëjnë vijën e mesfushës.

Sulmi padyshim është treshja që kryesoi listën për fituesin e Topit të Artë. Nga Messi, Ronaldo dhe francezi Griezmann.

Molgen Balena

Tring Sport