Usain Bolt bëhet futbollist? (2)

Sport

bolt
Usain Bolt u diskutua se do të prezantonte klubin e tij të parë si futbollist profesionist. Atleti më i shpejtë në botë, edhe pse është tërhequr tashmë nga atletika, e ka patur ëndërr të hershme që të luante futboll. Sigurisht që prania e tij në fushë, do të mbushte akoma më tepër stadiumet me tifozë.

bolt2
Megjithatë, ndonëse u fol se ai tashmë kishte lidhur një kontratë, duket se ky lajm ka qenë thjesht një shaka për të shtuar interesimin ndaj lajmërimit të vërtetë që Bolt do të jeptë pak më vonë. Xhamajkani ka njoftuar se do të marrë pjesë në një ndeshje bamirësie të organizuar nga Unicef në 10 qershor, në Old Trafford.