Vajushi i kenaqur per rikthimin ne Kombetaren kuqezi

Sport

vajushi1312341
Armando Vajushi është një nga risitë e listës së trajnerit Panucci, për miqësoret e radhës ndaj Kosovës dhe Ukrainës. Lojtari shkodran rikthehet pas shumë vitesh në radhët e Kombëtares, pasi problemet e vazhdueshme fizike e kishin lënë atë për një kohë të gjatë jashtë projektit. Vetë ai është shprehur i kënaqur për këtë rikthim, duke thënë se ftesa kuqezi ishte një nga momentet më të bukura të viteve të fundit. Faktikisht, pas përvojës që pati në Bullgari, ai ndërroi skuadër pas skuadre, për të përfunduar në sezonet e fundit në Serinë B italiane. Fillimisht luajti me Pro Verçelin, për t’u huazuar më pas me Avelinon. Pikërisht në radhët e kësaj skuadre, Vajushi u rifshaq në rolin e protagonist me paraqitje të mira që shpesh u shoqëruan edhe me gola. Aq sa ndihmoi skuadrën që të mbijetonte në Serinë B në fund të sezonit.

vajushi
Mirëpo, sipas asaj mediave italiane, Avelino nuk do të ushtrojë të drejtën për të blerë kartonin e shkodrani, siç ishte përfshirë në marrëveshjen e huazimit. Kjo do të thotë se futbollisti i kthyer në radhët e kuqezinjve, është i detyruar të paraqitet për të nisur përgatitjet verore me Pro Verçelin. Vetëm se gjithçka duhet nisur nga Seria C, përderisa skuadra që ka kartonin e shkodranit ishte njëra prej atyre që u rrëzuan nga kategoria. Fatkeqësisht për Vajushin, ai duhet të fillojë sezonin si pjesëtar i një skuadre të kategorisë së tretë. Por me siguri që në një situatë të tillë, do të kërkojë që të paktën të rikthehet në Serinë B, me ndonjë skuadër aty.