Kreu i UEFA-s, Ceferin kundër Kievit: Abuzojnë me një finale!

Sport

ceferin121212
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka lëshuar kritika kundrejt qytetit të Kievit, për mënyrën sesi po e pret zhvillimin e finales së të shtunës. “Eshtë vërtet e pabesueshme sesi janë rritur çmimet e hoteleve, ky është një abuzim. Me disa qindra euro nuk mund të flesh dot as poshtë shkallëve…Gjithçka është totalisht e padrejtë. Na duhet ende shumë punë, që të eleminojmë këto abuzime”, ka deklaruar kreu i organizmit më të lartë të futbollit evropian, për “Kicker” në Gjermani. Pak përpara finales mes kampionëve në fuqi të Realit dhe sfidantëve të Liverpulit – që pritet të sjellë rreth 31 milionë euro të ardhura për Kievin -, edhe dhomat e vogla në kryeqytetin ukrainas kushtojnë plot 200 euro nata. Ndërsa sistemimet në hotele me më shumë se 3 yje janë të vështira për t’u gjetur.

ceferin

Kjo situtatë mund t shtyjë UEFA-n të studiojë opsione të tjera. Sipas “Neë York Times”, qeveria e futbollit evropian ka diskutuar transferimin e një finaleje në Nju Jork, apo Doha. Pra mund të ndryshohet kontinent, teksa Superkupa Europiane e vitit 2020 do të shërbente si eksperiment. Ndërkohë, për finalen, Ceferin është shprehur se nuk sheh favorit, duke ndarë përqindjet në 50 me 50. Teksa ka deklaruar se i pëlqen çdo finale, pasi sipas tij, në momentin që arrijnë deri në këtë pikë, atëherë bëhet fjalë vërtetë për skuadrat më të mira. Reali është ajo skuadra e zakonshme e finaleve të Champions League, kurse Liverpuli që ka shumë tifozë, mund të konsiderohet një risi sa i takon viteve të fundit, por jo në historinë e këtij kompeticioni. Prandaj do të jetë vërtet një finale madhështore”, ka përfunduar Ceferin.