Vrioni zbulon modelin e sulmuesit, nga i cili frymëzohet

Sport

Giacomo Vrioni tashmë ka nisur aventurën e re si sulmues i Cittadellas, ku është huazuar nga Sampdoria, pas 24 ndeshjeve dhe 1 goli që koleksionoi sezonin e fundit me Venecian. “Kam ardhur me dëshirën e madhe për të treguar vlerat, pas një sezoni të ndërlikuar. Kishte edhe disa klube të tjera që më kërkonin, por sapo mora vesh që më onte Cittadella, zgjodha menjëherë, duke u bindur edhe nga besimi që më përcollën drejtuesit. Kam vetëm pak ditë që stërvitem, por në këtë skuadër kam gjetur një grup të shkëlqyer, që më ka vendosur menjëherë në kushte për t’u shprehur më së miri”. Vrioni ndër të tjera ka rrëfyer edhe sulmuesin, të cilit kërkon t’i ngjajë. Bëhet fjalë pikërisht për Christian Vierin, nga i cili synon të frymëzohet për shënimin e sa më shumë golave me Cittadellan, pas një sezoni jo të mirë te Venecia.


I rritur në sektorin e të rinjve të Sampdorias, ai ka më parë ka veshur edhe fanelën e Pistoiezes, ndërsa vjet u huazua te Venecia në Serinë B. Ndërkohë regjistron ndeshje me seleksionet U-18 dhe U-19 të Italisë, por më pas preferoi që të zgjedhë Shpresat e Shqipërisë, teksa Panucci e ftoi për disa ndeshje edhe në Kombëtaren e madhe. “Kam nisur të luaj futboll me skuadrën e qytetit tim, Matelika, deri në moshën 14-vjecare. Më pas kalove me Sampdorian, që më dërgoi te Pistoieze dhe Venecia. Po tani për mua nis një përvoje e re, ku dua të tregoj aftësitë e mia”, ka përfunduar Vrioni.