Zyrtare, në sezonin 2018-2019 do jenë katër skuadra italiane në Champions

Sport

wqwq11

UEFA e bën zyrtare, nuk ka më ndasi mes kampionateve më të forta të Evropës. Që prej sezonit 2018-2019-të do të marrin pjesë katër skuadra italiane, njëjtë sikurse katër angleze, katër gjermane dhe katër spanjolle. Pra gjashtëmbëdhjetë klube nga kampionatet më të forta të kontinentit do të kualifikohen direkt për në fazën në grupe, pa luajtur një fazë play-off. Ky vendim vjen pas konfirmimit të rankimit të përgjithshëm që kanë federatat respektive në listën UEFA. Ku vendi i parë mbahet nga Spanja, më pas vjen Gjermania, Anglia dhe Italia. Që tani me rezultatet e arritura në kompeticionet evropiane të këtij sezoni, lista me katër federatat kryesuese është bërë e pandryshueshme duke konfimuar vendimin e UEFA-s. Koeficentet e përllogaritura në bazë të një ecurie pesë-vjecare do të diktojnë kështu se kush nga kampionatet do ta gëzojë këtë privilegj. Për Francën dhe Rusinë, që vijnë në vendin e pestë dhe të gjashtë, do të duhet më tepër punë nëse duan ta rrisin nivelin e futbollit të tyre. Sidoqoftë për to nuk ndryshon gjë. Dy skuadra kualifikohen direkt në për në grupe, ndërsa vendi i tretë merr pjesë në fazën “play-off”. E humbur në këtë pikë duket Portugalia. Kampionati portugez do të ketë të drejtë të nxjerrë vetëm një skuadër direkt në fazën në grupe dhe një tjetër në fazën Play-Off. Kështu UEFA ka vendosur të vlerësojë vazhdimësinë e rezultateve dhe të respektojë në mënyrë të barabartë kampionatet që kanë dhënë më së shumti kontribut në historinë e futbollit evropian.