Liverpool përgatit revolucionin, gati ofera për lojtarin e Atletico Madrid

Uncategorized

Liverpoolin e pret një verë e gjatë. Nga një skuadër që në sezonin e kaluar, ishte në garë për 4 tituj, deri në ndeshjen e fundit, këtë edicion, objektivi I vetëm I mbetur për ekipin e Jurgen Klopp është të synojë renditjen në vendin e 4 të tabelës, që të dërgon në grupet e Champions League. Mirëpo, edhe një objektiv duket shumë I vështirë për t’u arritur, duke marrë parasysh konkurencën, apo edhe faktin që deri në fund, nuk kanë mbetur edhe 10 javë për t’u luajtur.

Sidoqoftë, edhe nëse kualifikohet në Champions, edhe nëse nuk kualifikohet, në merkaton e verës, Liverpooli ka nevojë për një revolucion total. Sikurse raportojnë mediat në spanjollë, 6 herë kampionët e Europës kanë piketuar një lojtar të Atletico Madrid për të transferuar dhe ai është Rodrigo de Paul.

Argjentinasi, po kalon sezonin e tij të dytë në radhët e Rojiblancos, e ndonëse ka edhe tre vite të tjera të mbetura në kontratë, kampioni I botës, është në listën e futbollistëve që do të largohen nga fund të sezonit nga Estadio Metropolitano, sepse nuk është në planet e Diego Simeones.

Në kushte si këto, Liverpool është duke e ndjekur me vëmendje këtë situatë dhe kërkon që të hidhet në sulm sa më shpejt të jetë e mundur. Për këtë arsye, të kuqtë nga Merseyside, në mënyrë që të përfitojnë shërbimet e futbollistit, janë gati të paguajnë 40 mln euro për të, 5 më tepër sesa Atletico pagoi për të dy sezone më parë, kur e bleu nga Udinese.

De Paul konsiderohet një element I rëndësishëm për mbulimin e rolit të mesfushorit shkatërrues për trajnerin Jurgen Klopp, I cili kërkon ta ketë 28 vjeçarin pjesë të organikës së tij.