Supë me dardhë dhe patate

Video

supa

Përbërësit:
4 patate
2 dardha
1 qepë
200 gr krem djathi
50 gr gjalp
20 ml vaj ulliri
Kripë, piper
Ujë

Përgatitja:

Në një tigan me vaj ulliri dhe pak gjalp, shtojmë qepën e prerë trashë. Shtojmë kripë, piper dhe patatet e prera në kubikë. I kaurdisim dhe shtojmë ujin. Pastrojmë dardhat dhe i hedhim në masën e supës. Pasi të kenë zierë bashkë, i frulojmë. Hedhim në fund kremin e djathit dhe e frulojmë sërish. Shërbejmë me pak bajame të grira.