Cfarë i kërkojnë fansat kompanisë Disney për filmin “Frozen”

Botë/Rajon

ggegeg.jpg

Kompania e prodhimit të filmave, “Disney”, që është më së shumti e famshme për filmat vizatimorë, ka bërë hapa para kohët e fundit duke dhënë mesazhe të forta nëpërmjet filmave. Kjo ka ndodhur duke i dhënë fuqi forcës së femrës, duke e bërë këtë të fundit të jetë e pavarur dhe e fortë. Nisur nga kjo nismë e “Disney”-t, fansat duket se kanë kërkuar ta shtyjnë edhe më tepër këtë iniciativë.

Është bërë virale në rrjetet sociale kërkesa e njerëzve të shumtë ndaj “Disney”-t, ku i kërkojnë që personazhit kryesor të filmit “Frozen”, Elsës, të mund t’i sajojnë një lidhje dashurie me një vajzë në vazhdimin e filmit në “Frozen 2”. Ata thonë se nuk është e vështirë të arrihet kjo, sepse Elsa në film ka thënë se mban një sekret dhe ka frikë ta deklarojë sekretin e saj dhe prodhuesit e filmit mund ta përshtatin këtë me idenë se Elsa dashuron një tjetër princeshë.

Megjithatë, duhet thënë se një princeshë lesbike nuk është parë ndonjëherë në historinë e filmave vizatimorë dhe sigurisht kjo do të shkaktojë zhurmë mediatike në rast se konkretizohet si projekt. Sigurisht ka pasur edhe nga ata njerëz nëpër rrjete sociale të cilët nuk e kanë pëlqyer këtë ide dhe kanë nisur “hashtag”-un #GiveElsaABoyfriend (Jepini Elsës një të dashur mashkull).