Ebola, masa edhe në Kosovë

Botë/Rajon

KOS-1-640x340Autoritetet në Kosovë qetësojnë qytetarët sa i përket përhapjes së virusit të Ebolës. Në një konferencë të përbashkët, ministri i Shëndetësisë, ai i Brendshëm dhe drejtori i Institutit të Shëndetit thanë se asnjë qytetar në Kosovë nuk është i prekur dhe as i dyshuar nga virusi. Sipas tyre, rreziku që sëmundja të prekë qytetarët e Kosovës është ende i vogël. Megjithatë, zyrtarët thanë se Kosova nuk mund të jetë ishull i izoluar nga kjo sëmundje dhe prandaj për këtë do të formohet një këshill ndërministror për mbrojtje nga ky virus.