Vendimi për Pistorius, kërkohet shërbim në komunitet

Botë/Rajon

PS-2-450x300Kërkesa e palës mbrojtëse që atleti Oskar Pistorius të dënohet vetëm me arrest shtëpie e më pas me shërbim në komunitet, për vrasjen e të dashurës më 14 shkurt 2013, shkaktoi zemërim në sallën e gjyqit në Afrikën e Jugut.

Pistorius u shpall fajtor muajin që kaloi për akuzën e vrasjes pa dashje. Ndërsa këtë javë pritet që të jepet vendimi për dënimin që ai do të marrë.

Ai mund të marrë dënimin nga shërbim në komunitet, deri në 15 vite burg.
Pistorius e ka pranuar krimin. Por është shprehur se e ka vrarë të dashurën, ish-modelen Riva Stinkamp, pa dashje, pasi kur ajo ka hyrë në orët e para të 14 shkurtit 2013 në shtëpinë e tij për t’i bërë një surprizë për Shën Valentin, ka pandehur se ishin hajdutë.