Çdo ditë në krye të detyrës, por e dini cila është këshilla më e shpeshtë që i jep familja dr. Pëllumbit?

Aktualitet Botë/Rajon

Prej më shumë se një muaji, Pëllumb Pipero së bashku me kolegët e tij është në vijë të parë në luftën ndaj Koronavirusit, por jo vetëm, infeksionisti i njohur është thuajse përditë është pjesë e medieave, duke i dhënë përgjigje pyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, por si është një ditë për të. Sa e lehtë është të menaxhosh këtë situatë dhe si po e mbron ai familjen e tij. Në një intervistë, Pipero ka folur për ditët e tij, kur mbyll punën në spital, leximi etj.

Pyetjes si ka qenë marsi për të, ai iu përgjigj :” Ka qenë një muaj me një eksperiencë krejt të veçantë, nuk i ngjan as një muaji tjetër të gjithë muajve dhe viteve të mia si mjek. Ne kemi përjetuar shumë epidemi dhe pandemi, as njëra nuk ka qenë si kjo, në të gjitha aspektet, virus me shumë të pa njohura, me shumë frikë, me shumë panik, virus që të lë në vetminë tënde qoftë si individ, qoftë si shtet, qoftë si i shëndoshë dhe qoftë si i sëmurë.

Madje për ata që kanë fatin e keq ta humbasin betejën me COVID-19, edhe vdekjen dhe varrimin e kanë në vetmi. Puna jonë si mjek mjaft e ngarkuar dhe e tensionuar, veçanërisht në fillimet e pandemisë, sidomos përballë një virusi ndaj të cilit ende nuk kemi një ilaç dhe një vaksinë.”

Pipero tregoi gjithashtu se këto kohë fle shumë pak gjumë, pasi përveç punës dhe vrapit të përditshëm, ai kalon kohën duke lexuar çdo artikull për COVID-19. Situata në familjen e tij nuk është e lehtë, ashtu si në çdo familje shqiptare. “Përgjithësisht në ankth, si do shkojë dita sot, a mos je infektuar, kemi merakun tënd mos na e sjell virusin në shtëpi etj. Të lutem ki kujdes, mbro mbro veten dhe stafin tënd. Pra gjithçka rreth virusit. I kemi harruar gjithë të tjerat.”-rrëfen ai.