Dalin datat dhe oraret e fluturimeve për këtë javë

Aktualitet Botë/Rajon

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar axhendën e fluturimeve për riatdhesimin e Shqiptarëve që kanë mbetur në vende të ndryshme të Evropës. Fluturimet e para do të jenë në datat 18 dhe 19 prill, specifikisht: datë 18 prill do jetë fluturimi Stamboll Tiranë, më pas Tiranë-Romë dhe kthimi Romë-Tiranë.

Në datën 19 do të jenë fluturimet Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë.

Sipas planit të qeverisë, personat që duan të kthehen, duhet më parë të bëjnë rezervimin e hotelit, për një nga dhomat e hoteleve që javë në dispozicion dhe do shërbejnë si karantinim për 14 ditë pas mbërritjes. Bashkë me pagesën duhet bërë dhe rezervimi i biletës.

Procedura mund të bëhet nga faqja e kompanisë Air Albania. Ndërkaq është njoftuar se në ditët në vijim, janë planifikuar fluturime nga Bari, Frankfurti Parisi dhe Londra.

Në bazë të kërkesave do të planifikohen fluturime nga vende të tjera.

Në momentin e mbërritjes në Rinas:

– do të verifikohet gjendja shëndetësore.

-Me mjetet e transportit nën shoqërinë e Policisë së Shtetit do të drejtoheni në zonën e Durrësit.

-Qëndrimi në hotel do zgjasë për 14 ditë dhe pas verifikimit nga stafet mjekësore të gjendjes shëndetësore do të ktheheni në shtëpinë tuaj.

-Udhëtimet mund të kryhen edhe nga Tirana drejt Italisë, të shtetasve të huaj apo atyre që kanë një leje qëndrimi për jashtë vendit.