Ja si duket Alvin Berisha 3 muaj pas shpëtimit nga kampi

Aktualitet Botë/Rajon

Me siguri shumë prej jush e njohin historinë e Alvin Berisha, vogëlushit Shqiptar që u shpëtua nga kampi i e ferrit Al-Hohl në Siri, në kufi me Turqinë.

Sot kanë kaluar plot 3 muaj që nga shpëtimi i tij dhe ribashkimi me motrat dhe babanë. Menjëherë me ardhjen në Shqipëri ai ju nënshtrua një operacioni i cili ishte i domosdoshëm për të përmirësuar gjëndjen shëndetësore pas jetesës së vështirë në kamp.

Tani kanë kaluar 3 muaj që nga ky operacion dhe rikthimin I Alvin dhe nga fotografitë duket qart që ai është më I lumtur se kurrë pranë familjes.