“S’kisha lidhje me gocat e tjera, shkoja në shkollë me Vespa”

Showbiz

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur për veten e saj kur ishte në moshën 18-vjeçare. Duma u shpreh se në atë kohë e kujton veten si një person që studionte violinë dhe piano sekondare, por që sot e urren sepse e studionte me dhunë disipline nga e ëma. Më tej, ajo shton se babai i saj i ka dhënë një liri individuale dhe që në gjimnaz babai i kishte blerë një motor. Ndërsa për në shkollë tregon se e shoqëronte edhe një qen stani.

“E kujton veten si një vajzë plotësisht jashtë kornizave. Kisha dalë nga liceu, studioja violin dhe piano sekondare. Po të ma thuash sot e kam tmerr sepse e studioja me dhunë disipline nga mamaja. Ishte një grua që donte patjetër suksesin maksimal. Vija nga violina dhe ishte periudha në të cilën mu desh të ushtrohesha shumë për të pasur në fokus matematike, fizikë dhe kimi. Më pas duhet të zgjedhja çfarë të studioja. Nuk bëja asgjë që bënin gocat e atëhershme. Skisha lidhje. Isha me fat që kisha një baba që ishte ndryshe nga tradicionali dhe ngjizi tek unë lirinë individuale. Në shkollë shkopja me Vespa dhe njerëzit çuditeshin. Gjithshtu në shkollë më shoqëronte një qen stani. Duken si gjëra të vogla por në atë kohë edhe një palë xhinse bënin ndryshimin,”- tha Grida ndër të tjera.