Këto janë rregullat që duhet të ndjekin të gjithë nxënësit

Aktualitet Botë/Rajon

Ditën e sotme nisën fillimin e mësimit 500 gjimnaze vetëm për maturantët. Janë 31 mijë maturantë të cilët do të bëjnë konsultime për provimet e maturës në disa lëndë të ndryshme. Ato do të përsërisën lëndët e  matematikës, letërsisë, anglishtes dhe lëndët me zgjedhje pasi në qershor kanë provimet.

Por të gjithë duhet të n djekin rregulla strikte që janë këto më poshtë:

Nëpër klasa nuk do të jenë më shumë se 10 nxënës dhe të gjithë do të ruajnë distancën. Gjithashtu do të bëhen 4 orë mësimi që do të zgjasin 45 minuta dhe do të kenë një 5-minutësh pushim mes tyre.

Të gjithë matrantët duhet të mbajnë maska, të ruajnë distancimin social nga të tjerët dhe të kenë me vete dezifenktant për duart.

Nuk do të ketë një orar pushimi siç ka qenë më pare, kjo për të parandaluar mosrespektimin e distancës fizike.

Në korridore do të jenë të vendosur mësues të cilët do të kujdesen për ruajtjen e distancës mes nxënësve.