Disney dëgjon lutjet e fansave: “Mulan” kthehet në film, zyrtarizohet data e publikimit!

Kulturë

fbfc9d02619a5c4c4104d5e8584274a8 L

A keni të gjithë një kalendar dhe një stilolaps në dorë? Do t’ju duhen.
Tani kthejeni kalendarin në vitin 2018 sepse ai është momenti kur më në fund do të shohim filmin e animuar shumë të dashur të Disney, “Mulan”, të realizuar në një film aksion. Studio e famshme e filmave të animuar dhe jo vetëm bëri publike datën se kur do të dalë në kinema “Mulan”, saktësisht më 2 nëntor të vitit 2018. Disney gjithashtu ka nisur një kërkim global për një aktore kineze që të luajë rolin ikonik të Mulan, heroinën që shpëtoi Kinën. Kjo tregon që Disney ka dëgjuar kërkesat e fansave, të cilët kishin nënshkruar një peticion masiv ku i kërkonin studios që të merrte një aktore aziatike për të luajtur rolin kryesor.