Donatella Versace publikon librin e parë personal (FOTO)

Kulturë

versace1

Donatella Versace shikon pas, duke kujtuar karrierën e saj të gjatë dhe analizon pikëpamjen e shtëpisë duke shkruar “VERSACE” në bashkëpunim me Maria Luisa Frisa dhe Stefano Tonchi.

I publikuar nga Rizzoli, ky libër vizual historik është jashtëzakonisht personal, i cili na tregon vendin që Versace mban në botën e modës, si një markë legjendare dhe ikonë luksoze, përmes disa fotografive dhe shënimeve që nuk janë parë asnjëherë më parë.

Libri “VERSACE” tregon drejtimin e Donatella-s deri në shekullin 21. Që pas ditës kur mori drejtimin, pas vdekjes së vëllait të saj, Gianni Versace në 1997-n, Donatella katapultoi markën në të ardhmen dhe trashëgiminë e luksit me personalitetin e saj tërheqës dhe të veçantë.

“VERSACE” përfshin kontributet me shkrim të eseve origjinale nga miqtë e markës, si dhe fotot e koleksioneve të Versace-s, me modele të njohura, të tilla si Christy Turlington-Burns, Naomi Campbell dhe Linda Evangelista.

Veç kësaj në libër përfshinë veshjet e Versace të celebrities së “Hollywood”-it në tapetin e kuq, duke portretizuar luksin suprem dhe bukurinë që përcakton markën. / ICON