Dua Lipa me avion privat në Kosovë

Kulturë

dua lipa 2016 1470125093 1895433

Dua Lipa do të vijë në Kosovë për koncertin e saj me avion privat.

Sipas burimeve të Express KTV në shenjë përkrahje për koncertin humanitar të Duas në Kosovë dhe shenjë respekti për idenë e saj që koncertin ta mbajë në kryeqytetin e Kosovës, biznesmeni Behgjet Pacolli ka ofruar aeroplanin e tij privat që të sjellë Duan në Kosovë dhe më pas ta dërgojë atë edhe në Tiranë.

Më 9 gusht në parkun e Gërmisë, Dua do të mbajë koncertin humanitar, ndërsa një ditë më pas do të performojë në Tiranë. Kjo do të jetë performanca e saj e parë në trojet shqiptare.