Si të kujdeseni për lëkurën pas plazhit

Lifestyle

25263 cz 640x375 suntan 24 08 2015

Pushimet verore përveç çlodhjes sjellin me vete edhe një kënaqësi tjetër që na shoqëron për disa muaj radhazi, ngjyrën çokollatë të trupit.

Përveç dëshirës që secili ka për ta ruajtur atë sa më gjatë, një pikë tjetër kryesore është edhe kujdesi i duhur që duhet t’i kushtohet trupit e fytyrës pas çdo ditë plazhi.

Trupi që qëndron nën diell ka nevojë për sa më shumë hidratim, duke nisur nga konsumimi i ujit e deri te kujdesi për flokët, këmbët, lëkurën, fytyrën, edhe pas largimit nga plazhi.

Ekzistojnë produkte të ndryshme, të cilat ju ndihmojnë për përkujdesjen e lëkurës pas plazhit dhe do ndikojnë në qëndrueshmërinë e ngjyrës së plazhit sa më gjatë.

Lëkura dehidratohet nga qëndrimi i tepërt në diell, dhe duhet qe patjetër të kthehet në gjendjen e saj të mëparshme, duke u përkujdesur në mënyrën e duhur për të e sidomos duke konsumuar shumë ujë (të paktën minimumi 10 gota ujë në ditë).

Bëni sa më shpesh dush me ujë të ftohtë dhe pas saj përdorni krem pas dielli. Mos vishni rroba të ngushta, por gjëra të lirshme dhe të holla.