Sfida në Shqipëri, nominojnë Ramën e Berishën

Kulturë

sfidaTashme është globale dhe ka përfshire edhe Shqipërinë. Kreu i kuvendit Ilir Meta ka publikuar ketë te premte sfidën e tij te kovës me akull, e cila po realizohet kudo ne bote per llogari te fushatës qe mbledh fonde per diagnostifikimin e hershem te sëmundjes ALS, e thëne ndryshe skleroza anësore amiotrofike. Bashke me Meten, sfidën e ka pranuar edhe bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi, e cila gjithashtu ka publikuar imazhin e saj me nje grup te rinjsh qe vetelagen me uje te ftohte. Por, rregullat e kësaj sfide janë tre: E para duhet te nominohesh nga dikush tjeter. E dyta para se te realizosh sfiden, duhet te nominosh tre persona te tjerë e me pas te dhurosh te paktën 10 dollarë per këtë çështje. Meta dhe Kryemadhi e kane publikuar gjithashtu shifrën qe kane dhuruar, 100 dollarë njeri dhe 60 dollarë tjetri. Por, ke ka nominuar Meta nder te tjerë? Me sa duket kreu i kuvendit sfidon kështu ish-aleatin e aktualisht kundërshtarin politik, mbase edhe i frymëzuar nga futbollisti italian Marco Materazzi, i cili jo me larg se një dite me pare, ka realizuar sfidën duke nominuar kundërshtarin e tij ne finalen mitike te botërorit 2006, Zinedin Zidan. E teksa presim te shohim nese ish kryeministri Berisha do te behet pjese e sfidës me koven me akull, e njëjta gje vlen edhe per Edi Ramen i cili është nominuar nga Monika Kryemadhi.