Tring “zbarkon” në Durrës

Kulturë

10524622 10202341950422732 5733367316336004627 n - CopyNga dita e djeshme të gjithë qytetarët e Durrësit do të kenë mundësinë të prekin më nga afër shërbimet që ofron Kompania Tring. Përmes hapjes së dyqanit të ri në këtë qytet cilido që kërkon të përfitojë shërbimet e internetit, telefonisë apo televizionit por edhe të IPTV-së mund të drejtohet pranë kësaj pike të re për t’i përfituar ato përmes ofertave speciale të dedikuara për të gjithë klientët. Tashmë me një imazh të ri Tring sjell në treg një cilësi të lartë shërbimesh për çdo familje dhe biznes. Interesi për t’u njohur më nga afër me ato çka ofron Kompania Tring nuk ka munguar nga qytetarët e Durrësit.
“Buzëqesh” është slogani i ri i Kompanisë Tring.
Tring këtë vit ka përmbyllur me sukses kalimin e të dy platformave, tokësore dhe satelitore në MPEG-4 duke u renditur kështu platforma e parë në Shqipëri që transmeton në këtë lloj formati e duke ofruar cilësi maksimale figure dhe zëri e cila është shoqëruar për të gjithë abonentët e Tring me shtim të numrit të kanaleve, në tokësor dhe satelitor për të njëjtin çmim.
Tring numëron 13 dyqane në të gjithë Shqipërinë ndërkohë që brenda vitit do të hapen edhe filiale të tjera.