Shkon në 584 numri i të prekurve nga Koronavirusi në vend

Aktualitet Botë/Rajon

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 233 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 22 raste pozitive me COVID19.

Nga rastet e reja 3 janë në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar pozitivë 5 persona dhe në Kurbin ku kemi 12 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit, 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 327.

Aktualisht në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, prej të cilëve 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 253 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 99 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 23 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 19 raste