E dini çfarë do të ndodhë në Tiranë? Bulevardi Zogu 1, epiqendra e modës!

Sociale

zogu I
Në një bashkëbisedim me banorët e NJësisë 9 në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, Ogerta Manastirliu, kanë folur rreth ndryshimeve të planifikuara për Tiranën me buxhetin e vitit 2019. Një prej tyre, është edhe transformimi i Bulevardit zogu I. Ai do të shndërrohet në një parajsë turistike, me dyqane piktoreske dhe sheshe të vegjël.

veliaj4

“Ambicia jonë është që Bulevardi, nga ish-Stacioni i Trenit deri te Sheshi Skënderbej të transformohet në një rrugë ‘shopping-u’, siç kemi ëbrë me pjesën e Pazarit të Ri. Për këtë do të rregullojmë gjithë fasata, do të zgjerojmë trotuarin, do të kemi katër sheshe dhe katër piazzetta. Do të jetë një nga rrugët më të bukura në Tiranë, ” ka thënë Veliaj.