Erion Veliaj jep lajmin e mirë për të gjithë studentët!

Sociale

erion

Në një takim me studentët, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se VKM-ja për karta e studentit do të jetë në tavolinën e kryeministrit në mbledhjen e radhës, më 17 prill.“Këshilli bashkiak ka aprovuar 40 shërbime. Disa janë kinema, teatër, aboneja e studentit. Të dyzeta shërbimet janë publike. Ndërkohë, na janë ofruar dhe kompani private, librari, dyqane për të blerë rroba, që prapë mund të kursehet. Do të fusim dhe shërbime private,” tha Veliaj.

karta e studentit 38905
Gjithashtu, Veliaj shpreson që shpërndarja e kartave të nisë në prill dhe të përfundojë më 21 korrik. Ndërsa studentët që nuk ndodhen në Tiranë do të mund t’i tërheqin kartat e tyre në tetor.“Do të kopjojmë modelin e qeverisë siç shpërndahen kartat e identitetit. Do të ketë një zyrë për kartat e studentit në Qytetin e Studentit, do të ketë dhe në secilin fakultet. Do merret vetëm fotografia dhe do të printohet menjëherë karta për përdorim,” tha ai.