Gjobat, kërkohet sërish rritje

Sociale

09-450x300Propozimet e Ministrisë Brendshme për te rritur deri ne 50 mije leke gjobën per shkelje te semaforit shoqëruar kjo me heqje te patentës per 9 muaj deri ne nje vit ka ngjallur reagimin e forte te deputeteve socialiste ne komisionin e ligjeve. Për anëtaret e Komisionit te Ligjeve rritja ne këtë mase e gjobave për shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor do te favorizoje korrupsionin ne radhët e policisë, ndërkohë qe ne vlerësimin e tyre masat janë shume te ashpra për situatën ekonomike te familjeve shqiptare. Te te tregoj nja dy gjoba këtu se mi kane sjelle këta ekspertet, janë skandaloze. Se keni vene ju tani përveç policit te trafikut edhe ata te shqiponjës, e dalin rrugëve ata e vetëm vene gjoba, bam e bam e bam. I keni bere shqiponje gjobat. Ju e dini shume mire qe shpesh këta qe quhen police trafiku ne rrugët kombëtare kthehen ne gjobëvënës. Duhet te matesh mire kur i’u kthen përgjigje këtyre njerëzve qe shpesh janë police te rregullt por ka dhe kafka folës, se nuk janë njerëz e kane mendjen vetëm tek leket. Kjo do te thotë te ngresh sistemin korruptiv. Kjo do te thotë ti lesh ne dore policit ose me paguaj haraçin ose do te te vej maksimumin. Te me heqësh ti mua patentën 9 muaj, te me heqësh bukën e fëmijëve se unë me atë mbaj familjen mua me duket jo normale. Unë jam edhe kundër rritjes se gjobave. Deputetet kane vendosur te mos i hedhin ne votim këto ndryshime ne kodin rrugor duke kërkuar nje seance dëgjimore me Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri dhe ate te transporteve Edmond Haxhinasto për te argumentuar ashpërsimin e gjobave.