Maturantët vazhdojnë protestat: Nesër përballë Kryeministrisë

Sociale

qwqw4

Ditën e sotme para kryeministrisë maturantët kanë zhvilluar një protestë pasi ditën e hënë kanë dalë listat e studentëve fitues në universitet publike.

Dhjetëra maturantë janë mbledhur në protest para godinës së Kryeministrisë duke pohuar se edhe pse me një mesatare të lartë shumë prej tyre nuk kanë rezultuar fitues në asnjë universitet. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Nikolla duke pohuar se sipas tyre reforma në arsim ka dështuar. Më vonë ministrja e arsimit Lindita Nikolla ka dalë në një deklaratë live për mediat duke dhënë disa sqarime në lidhje me situatën e krijuar aktualisht.

“ Ju këto ditë nuk po shihni listë përfundimtare të fituesve. Secili prej jush ka mundësi të shohë se ku është me potencialet në krahasim me të tjerët. Në raundin e dytë keni mundësi të ndryshoni zgjedhjet. Universitetet kanë shpallur vendet për të cilat ju keni aplikuar. Më të mirët kanë rradhën të zgjedhin të parët.”- është shprehur ministrja.

Megjithatë protesta e maturantëve nuk do të ndalë pasi një njoftim në rrjetin social “Facebook” bën të ditur se ditën e nesërme ata do të vazhdojnë të protestojnë në sheshin përballë Kryeministrisë./Blitz.al/