U tha se vinte në Prill por është gabim; Mira Rakacolli tregon muajin që Shqipëria do të ketë vaksinën Covid-19

Aktualitet Botë/Rajon

Në hartën e vendeve për furnizimin e vaksinës ne “The economist”, Shqipëria ishte në ato vende në të cilat do të vinte në muajin prill. Kjo mesa duket nuk është e saktë pasi ZV.Ministrja e shëndetësisë tha se do të vijë shumë më herët:

Kjo hartë është bërë mbi bazë parashikimesh. Nuk e di kush ka qenë burimi informacioneve që përcaktojnë këtë hark kohor. Por qeveria ka lëvizur që vaksina të jetë në muajt e parë të viti 2021. Ne kemi punuar në disa drejtimi, i pari me Covax. varet se cila vaksinë do jetë e para, covax ka në portofolin e saj shumë vaksina. Këtu për shembull është e Astra zenecas. është në tratativa dhe me Modernan”, tha Rakacolli.