Zbulohen detajet e para nga provimet e maturës

Aktualitet Botë/Rajon

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi përmes një videomesazhi ka dhënë disa detaje në lidhje me strukturën e testit të Maturës Shtetërore 2020. Në një deklaratë ajo është shprehur se këtë vit testi i maturës do të jetë i gjithi me alternativa dhe do të përmbajë 60 pyetje. Nxënësit e klasave të 11-ta nuk do kenë ese, si në lëndën e gjuhës shqipe dhe në anglisht, si dhe do t’u kërkohet të përgjigjen për njohuritë që kanë marrë para së të niste mësimi online.

“Është llogaritur që pyetjeve me alternativa u duhet më pak kohë se sa pyetjeve me zhvillim. Prandaj, ka një kohëzgjatje deri në 2 orë dhe jo 2 orë e gjysëm. Janë hequr pyetjet ese nga pjesa e gjuhës së huaj dhe gjuhës shqipe. Dhe i gjithë testi do të bazohet vetëm në pyetje ku nxënësit do ta përzgjedhin përgjigjen. Pra, nuk do ta shkruajnë atë. Koha është e mjaftueshme. Nga përvoja që ka QSHA dhe pilotimi që është bërë, gjykohet se të gjitha pyetjet janë të realizueshme brenda këtij orari, pra brenda 2-orëshit. Patjetër që ka pyetje që duan më pak kohë se sa 1 minutë, sikurse ka edhe pyetje që mund të duan 1-2 minuta”, thekson ndër të tjera Drejtoresha e QSHA.