Horoskopi për ditën e mërkurë, 28 nëntor 2018!

Horoskopi

Luani

Kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve, do të gjendeni në dilemë mes zemrës dhe mendjes. Gjatë kësaj të mërkure duhet të zgjidhni enigmën. Ndiqni instinktin tuaj dhe në këtë mënyrë do të merrni vendimin e duhur. Familja dhe të dashurit tuaj, kanë nevojë për vëmendjen tuaj, ndaj kaloni më shumë kohë me ta. Ky është një moment shumë i mirë për të planifikuar udhëtime. Parashikohet që të keni një takim të favorshëm me dikë që ju tërheq. Bëni kujdes pasi mund të zhgënjeheni.

Virgjëresha

Gjatë kësaj të mërkure mund të keni problem me lëvizshmërinë, nëse jeni duke bërë një punë të rëndësishme që kërkon transport. Mund të humbni toruan, por kjo gjë është një fazë kalimtare. Kjo ditë do të sjellë një atmosferë tërësisht të re dhe rifreskuese. Ngrohtësia në raportet sentimentale, do të dominojë ditën. Do të keni mundësi për të kaluar më shumë kohë cilësore me partnerin/en. Ata që janë vetëm, mund të kenë një takim special.

Peshorja

Atmosfera e kësaj dite nuk do të jetë shumë pozitive. Duhet të jeni më të kujdesshëm në raportet me njerëzit e ndjeshëm. Ky është një moment ballafaqimi. Mund të jeni të detyruar të përballeni me situata të pakëndshme. Megjithatë do të jeni në gjendje që të merrni vendimin e duhur edhe nën presion, duke i dhënë një kthesë pozitive jetës tuaj. Ata që janë vetëm, nuk do të kenë aspak fat, por do të jenë të përhumbur në kujtime të së shkuarës.

Akrepi

Kjo e mërkurë parashikon diskutime lidhur me disa probleme të rëndësishme me të afërmit tuaj. Mundohuni që të jeni sa më të sjellshëm dhe të kuptuar në bisedat tuaja. Nëse nuk arrini që të qetësoheni, mundohuni të përqendroheni aty ku duhet, pa e tepruar. Do të keni nevojë për shumë durim, për tu marrë me partnerin/en tuaj. Kjo pasi edhe probleme më të vogla, mund të kthehen në telashe të mëdha. Duhet të ruani qetësinë.