Horoskopi për ditën e mërkurë, 28 nëntor 2018!

Horoskopi

Shigjetari

Ka shumë mundësi që gjatë kësaj të mërkure të zbuloni një intuitë të mprehtë brenda jush. Do të kuptoni se nuk keni nevojë për asnjë ndihmë nga jashtë, për të përballuar problemet të cilave mund t’iu bëni ballë vetë. Ka ardhur momenti që të bëni një hap mbas në raportet me persona të tjerë, shkruan noa.al. Sjellja juaj agresive mund t’iu hapë mjaft probleme, ndaj bëni kujdes.

Bricjapi

Jeni natyrë familjare dhe kjo e mërkurë do të nxjerrë në pah pikërisht anën tuaj më të përkushtuar. Do të jetë një ditë shumë e ngjeshur për ju, ku do të përballeni me situata mjaft të vështira. Kjo e mërkurë do të zbulojë erdhe arsyen e sjelljes së ashpër të parnterit/es tuaj. Pavarësisht të gjithave më në fund do të rijetoni shkëndija dashurie.

Ujori

Do të jeni të bekuar nga një vizion i jashtëzakonshëm, i cili do të bëjë që të gjykoni siç duhet. Kjo është dita e duhur për të vlerësuar nisma apo investime të reja. Do të jeni në gjendje që të gjykoni persona që i keni pranë. Stresi i punës do të ndikojë shumë në harmoninë e lidhjes tuaj. Nëse jeni vetëm, bëni mirë që të planifikoni një aktivitet relaksues. Kjo ditë është mjaft e favorshme për të sheshuar çdo keqkuptim.

Peshqit

Kjo e mërkurë parashikon një gjuhë mjaft të mprehtë. Por kjo aftësi mund të çojë në zbulimin e pasigurive tuaja, prej nga do të nxirrini një përfundim. Gjithë ata që janë të përfshirë në një lidhje, mund të vendosin për të zyrtarizuar raportin e tyre. Një ndryshim energjie, mund të bëjë që të vlerësoni raportin në një tjetër dritë. Nëse më parë i keni shmangur disa angazhime, kjo e mërkurë është dita e duhur për ti vlerësuar me kujdes.