Ja si t’i zhdukni pikat e zeza, me produktet që keni në kuzhinë!

Kuriozitete

pikat
Përzierja e mjaltit dhe kanellës
Merrni një lugë gjelle mjaltë dhe përziejeni me pak kanellë. Më pas aplikojeni përzierjen në pjesët e prekura. Lëreni për 5 minuta dhe më pas fshijeni me një peshqir të lagur.
Soda e bukës
Merrni një lugë sodë buke dhe përziejeni me pak ujë, për të krijuar një masë homogjene. Aplikojeni tek pikat e zeza dhe lëreni për 5 minuta. Pasi soda është tharë në lëkurë, shpëlajeni me ujë të vakët.
Miell tërshëre
Merrni një lugë miell tërshëre përziejeni me ujë dhe aplikojeni në zonat e prekura. Pasi të jetë tharë shpëlajeni me ujë të vakët.