Koleksioni i 11 mijë lojrave në shitje

Kuriozitete

Koleksioni më i madh i video-lojrave në botë, që njihet si i tillë nga Libri Gines, është nxjerr në ankand. Bëhet fjalë për më shumë se 11 mijë lojëra. Majkëll Tomason ka vendosur që ta shesë këtë thesar me lojëra dhe ka vendosur që ta nxjerrë koleksionin e tij në ankand. Çmimi, të cilin Majkell Tomason e vlerësonte koleksionin e tij në shumën 700 mijë $ – 800 mijë $. Megjithatë, vlera më e lartë që është ofruar deri më tani është 50 mijë $. Tomason ka shpenzuar 30 vjet për koleksionimin e këtyre video lojërave. Nga këto mbi 2700 prej tyre janë të papërdorura dhe ndodhen në kutitë e tyre origjinale.