Leximi i duarve: Zbuloni çfarë tregojnë vijat e dorës për ju

Kuriozitete

leximiduar

 

Një udhërrëfyes praktik nga profesionistë të fushës. “Leximi” i tre vijave kryesore të dorës dhe lidhja e tyre simbolike me mënyrën tonë të jetesës.
E dinit që sa herë jemi të zemëruara ose të shqetësuar, duart skuqen, ndërsa kur jemi të trishtuar ato zverdhen? Ndoshta jo. Për shumë nga ne duart janë thjesht “mjete pune”, për të tjerë, jo. Denis Fairchild, një astrolog profesionist, di se çfarë të na thotë për pëllëmbën e dorës.
Duar me shumë pak vija? Flasin më shumë për një shpirt fizik, praktik dhe të organizuar, ju që e keni këtë veçori ju pëlqen ushqimi i mirë dhe kënaqësitë seksuale. Kur në dorën tuaj gjenden vija të holla dhe të bukura, tregon se jeni të mençur dhe krijues. Nuk jeni shumë të aftë të ruani sekrete dhe reagoni menjëherë ndaj zhgënjimeve. Gjithsesi, shumë vija të bukura, tregojnë nervozizëm dhe energji të shpërndarë.
Vija të thella, të gjera dhe të gdhendura mirë? Tregojnë se keni ndjenja të forta dhe e keni të qartë se çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo. Jeni të duruar dhe të përpiktë. Nuk ëndërroni si nëpër libra dhe dini të përballeni me situatat. Ju prisni që të dashurit dhe familjarët tuaj të jenë të përsosur. E keni mjaft të vështirë t’i pranoni dështimet apo të metat e të tjerëve.

Vijat në dorën tuaj kanë formën e zinxhirit, të pendëve , ose janë të thyera? Kjo tregon se keni vullnet të dobët, trishtoheni shpejt, jeni paranojak dhe prireni të tërhiqeni nga bota fizike. Nuk ju pëlqen të mbeteni vetëm. Jeni i brishtë, në njëfarë mënyre si kukullat kineze. E keni të vështirë të hyni në bisedë me çdokënd ose ta kërkoni atë që ju intereson në mënyrë agresive ose të vendosur. Duart e gjata e të holla kanë më shumë vija se ato të vogla dhe katrore.