Rritet numri i bebeve mbipeshë, specialistët fajësojnë nënat !

Kuriozitete

fatbaby

Numri i bebeve mbipeshë është shtuar ndjeshëm e për këtë fakt specialistët bëjnë me faj mamatë. Heqja e gjirit për një kohë shumë të shkurtër dhe regjimi ushqimor jo i shëndetshëm ndikon në metabolizmin e fëmijëve për keq.
Në vitin 2015 në Britani më shumë se 1400 të sapolindur janë klasifikuar si mbipeshë e sipas hulumtimeve ushqyerja me gji ndikon drejtëprdrejtë në peshën trupore të fëmijës.
Pesha mesatare për një djalë është 3 kilogramë e 600 gram ndërsa për vajzat ndoshta disa gram më pak. Kjo shifër duket se është shtuar ndjeshëm ndër vite duke kapur vlerën 5 kilogramë e 500 gram.
Duke folur për këto shifra Profesor David Haslam, specialist dhe kryetar i Forumit Kombëtar të Obezitetit, tha se ky problem po merr përmasa epidemike.
Për shumë arsye nënat e reja zgjedhin t’i heqin gjirin bebes e ta ushqejnë me produkte të tjera, pa ditur se organzimzi i tyre nuk është i aftë të shpërbëjë këto lëndë ushyqese. Zgjidhja e vetme është edukimi i femrave, nga profesionistët e shëndetit në mënyrë që të kuptojnë vlerën e ushqyerjes me gji.