Shkencëtarët arrijnë të fshijnë komplet virusin HIV nga qelizat e njeriut

Kuriozitete

virusi-hiv
Deri më tani, virusi HIV ka qënë një nga sfidat më të mëdha të shkencëtarëve, pasi ky virus instalon gjenomën e tij në ADN-në e personit aq thellë, sa që është shumë e vështirë për sistemin tonë imun që t’a pastrojë atë.

Por hulumtuesit e Universitetit të Temple kanë gjetur një mënyrë për të nxjerrë komplet dhe përgjithmonë virusin nga ADN-ja e njeriut. Ja si funksionon: skuadra analizoi një pjesë të sistemit tonë imun, i cili lufton infeksionet dhe ndërton një guidë të pjesës së ARN-së që përmban rreth 20 nukleotide. Më pas, këto pjesë së ARN-së u injektuan në qelizat e infektuara me HIV. Atje, ajo shënjestronin pjesët e fundit të virusit, dhe hoqën të gjitha 9,709 nukleotidet që përbënin gjenomin e tyre. Meqënëse ARN-ja nuk përmbante asnjë sekuencë ADN-je, ajo nuk linte asnjë shënjë të virusit HIV.

Edhe pse shkencëtarët eliminuan virusin nga qeliza të kontrolluara, ka akoma pengesa deri sa një terapi e tillë të jetë gati për trajtime në njerëz. Ky virus shumëfishohet shumë shpejt, dhe kjo do të thotë që trajtimit do i duheshe më shumë punë për të kryer detyrën e duhur.

Një nga pengesat e tjera të këtij trajtimi është se ai duhet të shpërndahet në të gjitha qelizat e infektuara, pasi virusi duhet të hiqet komplet që të kurojë SIDA-n.

Megjithatë, hulumtuesi i Temple Kamel Khalili tha se “ne jemi duket punuar në një numër stategjish për të sjellë trajnimin në studimet paraklinikale…ne duam të zhdukim cdo kopje të virusit HIV nga pacientët. Vetëm kjo do të mund të kurojë SIDA-n.”